Secondary Adv

Grante per biznese dhe te rinjte: Bashkia Tirane, gati zbatimi i dy projekteve per nxitje punesimi

Bashkia e Tiranës do të vërë në jetë dy projekte që synojnë mbështetjen e sipërmarrjes dhe nxitjen e punësimit. Projekti i parë ka të bëjë me “Programin i nxitjes së punësimit të Biznesit Rinor”, në vlerën e 10 milion lekëve, i cili do të zbatohet në vitin 2018 dhe do të zgjasë për një periudhë 3-vjeçare deri në vitin 2020. 

 

Përfitues janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme në territorin e Bashkisë së Tiranës. Plani i ndihmës shtetërore do të zbatohet në të gjithë sektorët e ekonomisë duke synuar mbështetjen me grante për 11 deri në 50 ndërmarrje. Për vitin 2018 do të shpërndahen 10 milion lekë në formën e grantit të drejtpërdrejtë nga fondet e miratuara për Bashkinë e Tiranës. Buxheti i miratuar për vitin 2019 dhe 2020 është 11.1 milionë lekë për secilin vit dhe do të shkojë si nxitje për të rinjtë për të krijuar biznese të reja apo për të zgjeruar bizneset ekzistuese. Një tjetër projekt lidhet me dhënien e dhënies së ndihmës shtetërore për nxitjen e punësimit të të rinjve nga grupe të veçanta, kryesisht pjesëtarë të familjeve me ndihmë ekonomike dhe grupeve të disavantazhuara, duke i  mbështetur me grant të drejtpërdrejtë për të mundësuar integrimin e të rinjve në tregun e punës. Projekti “Të rinj dhe të reja drejt një profesioni”, ka vlerën e 5 milion lekëve dhe do të zbatohet deri në vitin 2020. Do të zbatohet në të gjithë sektorët e ekonomisë duke synuar mbështetjen me grante për 11 deri në 50 ndërmarrje, në formën e pagesës në nivelin e pagës minimale bruto të të rinjve përfitues. Komisioni i Ndihmës Shtetërore pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ka dhënë autorizimin për zbatimin e të dyja projekteve dhe vendimet kanë marrë fuqi ligjore./Scan 


Më të lexuarat